Me mbërritjen në Itali, koronavirusi është sot më pranë Shqipërisë se çdo herë tjetër. Ashtu si dhe shumë koronaviruse të tjerë, Covid 19-ta duket se vjen nga kafshët. Rastet e tij po përhapen në mbarë botën, edhe pse jo në të 195 vendet në listën e OBSh-së.
Në pjesën dërrmuese të tyre, virusi është përhapur nga udhëtarët që e kanë marrë në Kinë. Autoritetet botërore të shëndetësisë thonë se nuk ka vend për panic, por shqetësimi mbetet. Ky virusi mund të shkaktojë pneumoni, shkruan the Guardian. Personat e prekur prej tij kanë kollë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në rastet më të rënda, ka dëmtim serioz organesh. Duke qenë se bëhet fjalë për një epidemi virale, antibiotikët nuk bëjnë punë. Rimëkëmbja e individit varet shumë nga sistemi i tij imunitar. Shumë prej personave që kanë ndërruar jetë prej, nuk ishin shumë të shëndetshëm.
Në Britani janë këshilluar të gjithë personat që kanë udhëtuar këto kohë drejt vendeve aziatike, të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse kanë temperaturë ose kollë, edhe nëse simptomat nuk janë të forta. Koronavirusi duket se më shumë prek të moshuarit, ndërsa kursen në masë të madhe fëmijët. Çfarë këshillohet të bëhet për të reduktuar rrezikun e infektimit?
Top Channel