Nësër në qytetin Hanau të Gjermanisë do të zhvillohet një marshim me pjesëmarrje të gjerë për të protestuar kundër sulmit terrorist.
Marshimi “kundër terrorizmit dhe armiqësisë ndaj islamit” do të fillojë nesër në sheshin “Kurt-Schumacher” në orën 13:30 sipas kohës lokale duke mbërritur më pas në qendrën e qytetit. Kryetari i Komitetit organizativ për marshimin kundër terrorizmit dhe armiqësisë ndaj Islamit, Salih Taşdirek, në një deklaratë për AA kërkoi pjesëmarrje pa dallim nga të gjithë për të marshuar nesër me qëllim për t’i thënë “ndal” terrorizmit.
“Ngjarja në Hanau i ka mërzitur të gjithë njerëzit. Lutemi që të mos ndodhë më një sulm i tillë terrorist dhe nuk mjaftohemi vetëm me lutje. Ne duhet të bëjmë diçka. Duke e mbledhur shumicën e organizatave të shoqërisë civile formuam Komitetin organizativ dhe vendosëm zhvillimin e një marshimi të madh ditën e diel. Gjithashtu kemi marrë edhe lejet e nevojshme nga autoritetet përkatëse”, tha Taşdirek.
“Kërkoj nga të gjithë qytetarët tanë që të tregojnë ndjeshmëri. I ftojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë marshim pa asnjë justifikim. Ata nga njerëzit tanë që nuk vijnë këtu duhet të vuajnë nga ndërgjegjja. Nëse në ditën kur erdhi presidenti gjerman morën pjesë 8-10 mijë njerëz bashkë me gjermanët, mendoj se në marshimin paqësor nesër duhet të marrin pjesë më shumë njerëz”, tha Taştekin duke shtuar se ky marshim është shumë i rëndësishëm.
Kujtojmë se terrorist racist 43-vjeçari Tobias R., sulmoi dy kafene të mërkurën në mbrëmje në qytetin perëndimor Hanau, duke vrarë 9 persona me prejardhje të huaj dhe duke plagosur gjashtë të tjerë. Autori i krimit, Tobias R., postoi një manifest në internet ku shpalosi në detaje pikëpamjet e tij raciste dhe planet për spastrim etnik.
Pesë persona me origjinë turke humbën jetën në sulmin racist. Ky ishte sulmi i tretë i madh terrorist i kryer nga një terrorist racist në Gjermani brenda disa muajve.
Top Channel