Arrestohet pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, tenton të largohet nga komisariati

23/02/2020 14:34

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati por nuk ja ka dalë.

Shkodër

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të largohet nga ambientet e DVP-së,   por  u vu në pranga  nga shërbimet e policisë

Shërbimet e Seksionit të Qarkullimit Rrugor gjatë kontrolleve të ushtruara me drager për parandalimin, evidentimin  dhe ndëshkimin e atyre personave që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme  kanë konstatuar se  shtetasi A. H. 35 vjeç, banues në Shkodër drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas kryerjes së alkool testit, drejtuesi i mjetit  është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe gjatë shoqërimit nga punonjësi i policisë për tek dhomat e paraburgimit ka tentuar të largohet nga ambientet e D. V. P.  Shkodër, por  falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e tjera të policisë është bërë kapja dhe arrestimi i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA