“Bisedimet mes SHBA dhe Iranit do të zhvillohet në ditët në vijim”, ministri i Jashtëm i Pakistanit: Jemi të kënaqur që…
Rrugët kryesor në Bahrein (ishull në gjirin Persik) janë “pushtuar” nga miliona karkaleca, ku si pasojë qarkullimi është bllokuar nga fluksi i madh i makinave.
Besohet se insektet kanë ardhur nga Arabia Saudite si pasojë e një stuhie të fuqishme. Në pamjet e bëra virale, shikohen miliona karkaleca teksa qëndrojnë në pjesën e përparme të xhamave të makinave, ndërkohë që qielli thuajse u errësua si rezultat i prezencës së tyre.

Fillimisht dyshohet se insektet ishin nisur drejt Qassim, Mekë dhe Riad, por një stuhi e fortë i detyroi që të ndryshonin drejtim dhe të përfundonin në Bahrein. Me anë të një njoftimi zyrtar Departamenti për Agrikulturë dhe Resurse Detare, konfirmoi se “pushimi” i insekteve nuk ka shkaktuar dëme.
Top Channel