Përpara Ministrisë së arsimit, ekipi I Qëndresës Qytetare zhvilloi një protestë kreative në formën e ekspozitës.

Njëra pas tjetrës u renditën skandalet që kanë ndodhur në shkolla dhe universitetet publike në 20 muaj punë të ministres aktuale të arsimit, Besa Shahini.

“Kemi paraqitur 25 raste abuzive të kësaj ministreje në dy vite punë, gjë që e bën automatikisht përgjegjëse për degradimin e sistemit arsimor në vend. Më së paku, duhet të kishte reagim nga ana e saj, ashtu sic ka për zhvillimet politike”, tha Migen Qiranxhi.

Gjithashtu, një hapësire u ishte kushtuar qytetarëve për të vlerësuar me notë ministren.

Reagimi i ministres Shahini erdhi përmes një statusi në Facebook, ku thotë se në këto dy vite ka parë që jeta e grave dhe vajzave të shkatërrohet nën peshën e kazanit mediatik.

Ajo shkruan se janë marr masat e nevojshme për të parandaluar viktimat e abuzimit dhe se “asnjë rast I dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet. Sidomos në shkollë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA