20/01 22:43
Pas Kinës, Koresë së Jugut dhe anijes karantinë të izoluar në Japoni, Irani është vendi më i goditur nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë së Iranit përmes një njoftimi për shtyp ka treguar se numri i të vdekurve ka shkuar në 5 persona.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, gjithashtu konfirmoi 18 raste të reja, duke përfshirë katër në Teheran, shtatë në qytetin Qom dhe dy në provincën Gilan.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy vdekjet e para nga koronavirusi në Qom, epiqendra e virusit në Iran. Pas përhapjes globale të koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.
Top Channel