Foto e rrallë/ Zbulohet kama 2.000 vjeçare, besohet se i përkiste një fisi të lashtë gjerman

22/02/2020 09:21

Një kamë argjendi romake është rikthyer me përsosmëri në lavdinë e saj origjinale, pasi u zbulua nga një arkeolog në Gjermani.

Nico Calman, arriti të gjente armën tërheqëse që besohet që është artefakti më i shquar i këtij lloji që është zbuluar deri më tani, gjatë gërmimeve në zonën Haltern am See, pranë Münster. Arkeologët shprehen se kama është ruajtur në mënyrë shumë të mirë, smalti i kuq si dhe doreza argjendi dhe bronzi të zbukuruara me gjethe kanë mbijetuar për më shumë se 2,000 mijë vite.

Arma besohet se është përdorur nga një legjionar që luftonte për një fis gjerman në shekullin e I, shkruan “The Times”. Kur arma u nxor nga toka, ishte e mbuluar tërësisht me ndryshk. Më pas ajo u punua nga një grup ekspertësh, të cilët për nëntë muaj arritën që ta rikthenin në gjendjen e saj të mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA