Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta
Një biznesmen është shoqëruar nga policia në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për shkak se është kapur me armë.
Burime për Gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se i arrestuari është Besnik Leka, i cili po udhëtonte drejt Italisë në momentin që është ndaluar nga policia e Rinasit.
Burimet nga policia kriminale në Rinas bëjnë me dije se biznesmeni Leka kishte harruar në çantën e tij një pistoletë dhe kjo ka bërë që ai të arrestohet. Besnik Leka është banues në lagjen nr13 në qytetin e Durrësit, ndërsa mësohet se ai ka disa aktivitete në fushën e biznesit.
Arma që ai po tentonte të kalonte drejt Italisë, është zbuluar nga skaneri në aeroportin ndërsa kur është pyetur për të ai ka deklaruar se e kishte harruar në çantë. Ndër të tjera biznesmeni Leka është shprehur se armën e mbante për vetëmbrojtje.
Top Channel