
Pas kapjes së ngarkesës me mbetje të rrezikshme në portin e Vlorës, ditën e sotme Prokuroria e Vlorës ka vendosur bllokimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë.
Ndërkohë thuhet se në terren po kryhen edhe inspektimet e nevojshme në lidhje me mbetjet e rrezikshme që ishin brenda tragetit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se bllokimi nga prokuroria është vendosur deri në përfundim të hetimeve për të përcaktuar llojin dhe sasinë e lëndës së rrezikshme.
Prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj së bashku me policinë kufitare dhe autoritetin portual kanë inspektuar tragetin që u gjetën mbetjet. Ai theksoj që po pritetet përfundimi i hetimeve për të saktësuar se për çfarë mbetjesh bëhet fjalë rrezikshmërinë e tyre dhe çështja është në duart e prokurorisë.
Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.
1. Kujtim Novrus Xhafellari, i datelindjes 03.11.1955, banues ne Vlore.(zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.
Top Channel