Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video teksa ka qenë duke inspektuar në Durrës riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.
Në momentin që ai ka mbaruar inspektimin është bërë gati për të hipur në makinë dhe për t’u larguar. Por, në këtë moment ai është ndalur nga qytetarët të cilët kishin ankesa të shumta.
Banorët: Zoti kryeministër një sekondë ju lutem.
Rama: Çfarë keni mor, çfarë keni? Unë aty isha.
Banori: Kam një fjalë nëse ka mundësi.
Banorja: Si je a je mirë? Jemi banorët e pallatit. Shtëpia më është bërë copash.
Rama: Po tani po punohet.
Banorja: Brenda jo zoti kryeministër, fare.
Rama: Unë brenda isha
Banorja: Tek shtëpia ime ishe?
Rama: Nuk e di se kush është shtëpia jote, por po punohet.
Banori: Mos i li me të hedh hi syve zoti kryeministër, bodrumi i pallatit është i mbushur me uji, në kat të 11 janë tonelata hekura palestre muret janë mbush me llaç asnjë nuk i ka vendos plumbçen a ka ikur pallati apo nuk ka ik. Kush na jep garanci me fut fëmijët brenda. Nëse dikush na e jep me firmë që pallati është i sigurtë i fus tre fëmijët e mijë brenda dhe ai që jep firmën përgjigjet.
Rama: As ti as unë nuk jemi ustallarë, mos bëj ustain lëre ta bëjnë ata që e kanë për detyrë dhe lejet prandaj nuk u janë dhënë të gjitha, por të gjitha që janë dhënë janë dhënë sipas standardeve dhe kontrollohen sipas standardeve. Unë po të them e pash vetë atje që po punohet.
Banorja: Ai po u hedh shkumë dhe jo beton.
Banori tjetër: Ku është inxhinieri, nuk kam pa inxhinier këtu unë. Jam banor i këtij pallati.
Rama: Ti si e dallon inxhinierin kur e shikon për shembull?
Banori: Si e dalloji? E njoh se unë jam i asaj fushe.
Rama: Aaaaa e njeh inxhinierin nga larg, çfarë kanë inxhinierët ndryshe nga ne të tjerët.
Banori: Ai është me ngjyrë.
/A.Pali/
Top Channel