Banorët e një kompleksi pallatesh me 264 apartamente banimi, te ish-URT në Durrës, i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me shpresën se do të marrin zgjidhje për vlerësimin e thelluar të gjendjes së pallatit dhe përfshirjen në programin e rindërtimit.

Ndërtuesi i kompanisë “Dranova” nuk u përgjigjet. Ka deklaruar se ka falimentuar dhe nuk mund të ndërhyjë në godinat që u shkërmoqën brenda një minuti.

Në ankesë, banorët kërkojnë ekspertim të thelluar për godinën 12-katëshe të kolauduar nga bashkia në vitin 2012. Zhvendosja e detyruar i ka përballur me problematikën e qirave të larta dhe banesave larg qytetit, shkollave dhe qendrave të punës duke shtuar ndjeshëm kostot familjare.

Këta banorë e shohin të drejtën për strehim si të drejtën për të jetuar në siguri, dinjitet dhe paqe të cilat i kanë humbur tre muajt e fundit.

 

Top Channel