Ironia e fatit/ Burri pëson sulm kardiak dhe vdes gjatë një interviste për shërbimin e dobët shëndetësor

21/02/2020 22:13

Një burrë që po ankohej për një ekipi gazetarësh, në lidhje me cilësinë e dobët të shërbimit shëndetësor të vendit të tij, u rrëzua dhe vdiq gjatë intervistës. Identiteti i të ndjerit nuk është bërë i ditur. Ai kishte vendosur për të dhënë një intervistë për programin “Njerëzit për njerëzit”, një program me fokus aktualitetin që transmetohet në televizionin iraken, “Irak Alsumaria”.

Në pamjet e bërë virale shikohet ekipi i gazetarëve që i kërkon vazhdimisht burrit që të qetësohet, por ai i zemëruar përgjigjet: “Si mund të jem i qetë? Populli vuan!”. Ai shtoi, edhe pse dukshëm i zbehtë dhe frymëmarrje të rralluar, “Unë erdha këtu për një kontroll (i referohet një spitali rajonal) dhe pashë gjithë këtë vuajtje. Njerëzit janë të lodhur, zyrtarët e vendosin Zotin para syve tuaj dhe kanë frikë prej tij…”. Këto ishin fjalët e fundit që tha i moshuari dhe më pas u pa teksa rrezohej në tokë si pasojë e një sulmi kardiak. Një zëdhënës i spitalit tha se i moshuari ishte drejtuar për në ambientet e spitalit në lidhje me një problem shëndetësor që nuk u mësua kurrë, pasi ai humbi jetën para se të trajtohej nga ata.

“I moshuari u përpoq që të transmetonte vuajtjet e tij tek zyrtarët përmes Tv. Pak minuta më vonë, ai u rrëzua si rezultat i një sulmi kardiak që i shkaktoi vdekje të menjëhershme”, u shpreh zyrtari. Mjekët theksuan se burri nuk ishte trajtuar ende nga ata në momentin që dha intervistën.

“Ai nuk u kontrollua nga asnjë mjek para se të fliste me gazetarët”, u shpreh mjeku. Ka një valë të gjatë trazirash në Irak që lidhen me pakënaqësitë qeverisëse, papunësinë dhe veçanërisht shërbimet publike. Në shenjë revolte, protestuesit kanë bllokuar rrugë si dhe puset e naftës. Nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve më shumë se 400 irakenë janë vrarë dhe më shumë se 17,000 mijë të tjerë janë plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA