Mediat amerikane raportonin sot se ambasadori amerikan në Gjermani që vepron dhe si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi, mund të rikthehet në Uashington së shpejti për t’u emëruar në krye të inteligjencës së SHBA
New York Times raportonte dje se presidenti Donald Trump ka debatuar ashpër me kreun në detyrë të inteligjencës Joseph Maguire, pasi ai nuk ka reaguar si duhet ndaj armikut kryesor të Trump, Adam Schiff, i cili pretendonte se Rusia është duke e mbështetur presidentin republikan për t’u rizgjedhur.
Ambasador Grenell ka demonstruar aftësi në Gjermani në promovimin e axhendës së Trump, por mediat shprehen kritike për mungesën e eksperiencës së tij në fushën e inteligjencës dhe propozimin për postin e ri.
Top Channel