I shoqëruar nga forcat e policisë, terroristi Rasul Miklaev la Shqipërinë pas mesnatës së të enjtes.

Fillimisht ai u dorëzua në Komisariatin e Rinasit, ku edhe raportoi gjeneralitetet e tij, një procedurë standarde për këdo që lë Shqipërinë në mënyrë të tillë.

Rasul Miklaev, për disa muaj me radhë u mbajt në qendrën e Kareçit, ndërsa pas hetimeve intensive dhe survejimit nga antiterrori, u zbulua se në fakt nuk bëhej fjalë për një emigrant të paligjshëm, por për një terrorist që kishte qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS, madje kishte marrë pjesë edhe në luftimet në Siri.

Gjatë kohës që ai u mbajt në qendrën e Kareçit, Rasul Miklaev, refuzonte të fliste dhe të komunikonte me autoritetet shqiptare. U deshën disa muaj hetime dhe vëzhgime për të kuptuar që në fakt bëhej fjalë për një person të rrezikshëm dhe terrorist i cili kërkonte ta përdorte Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vende të Evropës perëndimore, por edhe për t’i shpëtuar drejtësisë së vendit të tij, Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA