Aksioni “Blic” për të goditur lojërat e fatit, në Berat u kontrolluan 120 lokale, 4 persona në pranga

21/02/2020 13:36

Berati ishte një nga qytetet që iu nënshtrua kontrolleve të rrepta të policisë në kuadër të goditjes së lojrave të paligjshme të fatit dhe basteve sportive.

Aksioni është shtrirë në të gjithë qarkun ku janë arrestuar 4 persona si dhe është shpallur në kërkim një person.

Në bazë të informacioneve tē siguruara në lidhje me lokalet dhe ambientet ku ushtrohej në mënyrë të kundraligjshme organizimi i lojërave të fatit dhe basteve sportive,forca të shumta të policisë së Beratit kanë ushtruar kontrrolle “blic” në 120 lokale dhe ambiente në të gjithë qarkun e Beratit.

Gjatë Operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, policia e Beratit ka arrestuar 4 shtetas, 6 të tjerë i ka nisur për proçedimin penal në gjendje të lirë dhe 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe kompjutera dhe aparate celular që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive so dhe shuma të konsiderueshme lekësh.

Burimet zyrtare të Policisë Berat konfirmojnë se, personat e arrestuar dhe dokumetacini i atyre nën hetim është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, ku do të bëhet edhe gjykimi i të ndaluarve nga policia për këtë aksion në rang vendi. Të njëjtat burime konfirmojnë se,ky operacion do të vazhdojë edhe në ditët nē vijim,për të goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qarkun e Beratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA