Sulmi në Gjermani, në hetim lidhjet raciste të autorit

20/02/2020 20:30

Hetimi mbi sulmin vdekjeprurës në Hanau po fokusohet nëse persona të tjerë kishin dijeni apo ndihmuan në organizimin e tij – thanë prokurorët federalë gjermanë.

I dyshuari qëlloi për vdekje nëntë persona, me prejardhje emigrantësh në dy bare mbrëmjen e të mërkurës. Ai dhe e ëma, u gjetën më pas të vdekur në apartamentin e tij. Peter Frank, tha se materialet që i dyshuari, Tobias R, kishte postuar online, tregonin një mentalitet thellësisht racist. Ai po ashtu ishte ndikuar edhe nga teori konspirative. Edhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur në sulm, një prej tyre në gjendje kritike. Pak pas sulmeve, i dyshuari dhe nëna e tij 72 vjecare u gjetën në apartamentin e tyre, të dy të vdekur. Një armë u gjet pranë trupit të të dyshuarit.
Më herët, kancelarja Angela Merkel, tha se kishte shumë shenja se autori kishte vepruar me në thelb racizmin.

“Racizmi është një helm. Urrejtja është një helm dhe ky helm ekziston në shoqërinë tonë dhe është fajtor për shumë krime”.

Turqia konfirmoi se të paktën pesë nga viktimat ishin shtetas turq. Presidenti Recep Tayip Erdogan tha se ai priste që gjermania të hidhte dritë mbi të gjitha aspektet e sulmit. Përshëndetjet naziste, svastikat e ndaluara e madje edhe Horst Wessel, dikur himni nazist, po përhapen shumë mes qarqeve ekstremiste ndërkohë që gjermania përpiqet të vërë nën fre një valë në rritje ekstremizmi./Ardita Becolli/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA