Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u trajtua historia e Apostol Gocit, sipërmarrësit shqiptar, që kaloi 17 vite duke u kujdesur për diversantin Muhamed Hoxha.
Më 17 janar të vitit 1977 ai u takua me diversantin, të cilin e takoi rastësisht në rrugicën pranë konviktit të punëtorëve.
Apostoli e strehoi duke marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe qëndroi pranë tij deri në vitin 1994, kur Muhamedi ndërroi jetë.
Megjithatë një vit më herët, Ambasada Amerikane vendosi ta shpërblente financiarisht në shenjë mirënjohje për kujdesin ndaj “agjentit” të tyre, duke i dhuruar plot 50.000 dollarë.
Goci pranoi se kjo shifër ishte më shumë se e majme për atë kohë, kur sipas tij, një dyqan në zonë të mirë të Tiranës, kushtonte vetëm dy mijë dollarë.
Top Channel