Përshkallëzim në Siri; Avionët rusë bombardojnë militantët e mbështetur nga Turqia në mbrojtje të forcave siriane

20/02/2020 21:11

Militantët e mëbshtetur nga Turqia në veri të Sirisë u goditën nga forcat ajrore ruse në provincën e Idlib, në operacionin e kryer në mbështetje të fushatës së ushtrisë së Sirisë për rimarrjen e kontrollit të Damask.

Idlibi mbetet bastioni i fundit i militantëve të lidhur me Al Kaeda. Rusia po lufton përkrah forcave të Sirisë siç ka bërë dhe në të shkuarën kundër këtyre militantëve.

Avionët rusë Su-34 kanë goditur militantët në Siri, të cilët kanë gjithahtu baza në vende të Azisë qendrore, në perëndim të KInës e madje dhe vetë në Rusi, sipas mediave amerikane.

Ushtria turke që ka hyrë në Siri po mbështet këta militantë dhe ka kryer sume ajrore kundër forcave siriane, ndërsa mbetet të shihet se si do përfundojë përballja e tyre me rusët, kur të vijë radha e saj. disa javë më parë avionët turkë F-16 u interceptuan nga gjuajtsit rusë Su-35 të cilët i ndaluan të sulmonin njësitë siriane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA