Tronditet Australia, nëna e tre fëmijët digjen në makinë nga bashkëshorti ish-sportist profesionist

19/02/2020 19:35

Një nënë e tre fëmijë u vranë sot nga babai i tyre i cili i vuri zjarrin makinës ku ato gjendeshin pasi kishte hedhur benzinë mbi të.

Në tragjedinë e rëndë që ka tronditur Australinë nëna 31 vjeçare Hannah Baxter, fillimisht i mbijetoi ferrit, ku u vranë në mënyrë të tmerrshme fëmijët Aaliyah, gjashtë vjeçe, Laianah, katër e Trey, tre vjeç.

Ajo u dërgua në spitalin e Brisbane me djegie aq të rënda saqë dëshmitaret thonin se lëkura i binte nga trupi teksa ulërinte në agoni.
Por pasdite gjendja e saj u përkeqësua deri u shpall e vdekur në mbrëmje.
Autori i masakrës është ish-burri i saj , Rowan Charles Baxter, i cili vrau veten me thikë pranë makinës së masakrës që sapo kishte kryer.

42-vjeçari ka qenë lojtar profesionist regbie dhe kishte hynë në makinë sapo gruaja me të cilën ishte ndarë, i kishte vendosur fëmijët për t’i dërguar në shkollë.

Çifti ishin ndarë dy muaj më parë dhe raportohet se gjendeshin në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve.

Dëshmitari Andreë Sinclair tha se nuk do ta harrojë kurrë pamjen e zonjës Baxter që dridhej në agoni teksa trupi i digjej. Një tjetër dëshmitar tha se ajo ishte plotësisht e dnërgjegjshme për atë që po ndodhte.
‘Mbante duart lart teksa copa lëkure i binin nga trupi, ishte e tmerrshme.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA