“Reforma në drejtësi do garantohet nga zbatimi rigoroz”/ Ibrahimi, takim me Prokurorin Federal të Belgjikës

19/02/2020 12:15

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Belgjikës, kryesuar nga Prokurori Federal, Frederic Van Leeuw.

Takimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Jemi krenarë për çfarë kemi arritur në një vit ekzistencë. Këshilli menaxhon karrierën e prokurorëve bazuar në integritet, profesionalizëm dhe meritokraci. Pavarësia dhe eficenca e sistemit gjyqësor duhen të rrinë në themelet e kësaj reforme”, tha Ibrahimi.

“Suksesi i reformës në drejtësi do të garantohet nga zbatimi rigoroz të saj. Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe koordinimi më të mirë sigurojnë funksionimin e sistemit. Të gjithë do të punojnë së bashku”, deklaroi Frederic Van Leeuw.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA