Qeveria e Kosovës në mbledhjes e sotme ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Në arsyetimin e këtij propozimi, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajadari tha se për këtë vendim e kanë mbulesën ligjore.
“ Të shkarkohen bordi i drejtorëve në Telekom, shfuqizohen disa nga vendimet e qeverisë së kaluar për emërimin e drejtorëve. Drejtorët duhet të shkarkohet për mos përmbushjen e punës, ata kanë shkelur detyrat, duke emëruar dhe punësuar të njerëz dhe shpenzime të tepërta. Nën tre edhe rezoluta e Kuvendit të Kosovës e parasheh shkarkimin e tyre”, tha ajo.
Për arsyetimin e këtij vendimi, foli edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se në bazë të raporteve të auditimit janë plotësuar kushtet për shkarkimin e bordit të drejtorëve
Kabineti qeveritar po ashtu vendosi që të ndryshohet projektllegullorja për fushat e përgjegjësisë pà «r Zyrën e Kryeministrit dhe ministrive, ku me këtë do t’i shtohen kompentencat e kryeministrit, do të ketë kodit të ri të mirësjelljes për të emëruarit politik. Derisa gjithë ministrave iu kërkua që në mbledhjen të sjellin pikëpamjet e tyre për këtë rregullore të re.
Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.
Top Channel