Të qëndrosh i zhveshur në Zvicër nuk është e jashtëligjshme për sa kohë që personi që e bën këtë nuk bën sjellje të rrëmujshme apo të pamoralshme.

Kjo kulturë reflektohet dhe në Festivalin e Lirisë së Trupit që mbahet në Zyrih, ku aktorë të zhveshur performojnë në rrugët e mbushura të qytetit.

Ndërsa kësaj radhe do të jetë qyteti i Basel ku do të hapet restoranti i parë për të zhveshur, si për klinetët dhe stafin e stabilimentit, ndërkohë që një juri do të vendosë nëse rojet e hyrjes do të duhet të mbajnë rroba apo jo.

Sipas mediave ambjenti do të gjendet në të njëjtën zonë me barin e parë ‘gay’ të Basel i hapur prej 1974.

Restoranti ende nuk ka emër por do të hapet në fund të muajit dhe pronarët thonë se stafi ka nisur punë dhe menuja është caktuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA