Ua merr fëmijën prindërve me pretekstin se do luante, 30-vjeçari përdhunon foshnjën e ndjerë

18/02/2020 16:25

Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është përdhunuar nga kushëriri i saj 30-vjeçar në Indi.

Prindërit e vajzës ishin duke shijuar dasmën e një të afërmi në qytetin verilindor të Daudnager-it, kur një kushëri i tyre iu afrua tryezës dhe pyeti nënën e foshnjës, nëse mund ta merrte pak vajzën e saj për të luajtur.

Dy orë më vonë, prindërit të shqetësuar për vajzën e tyre që ende nuk ishte kthyer nga kushëriri, kërkuan ndihmën e oficerëve të policisë, të cilët pas kontrolleve mundën që ta gjenin foshnjën të shtrirë në një lëndinë pranë godinës ku po zhvillohej ceremonia, pa shenja jete dhe dukej dukshëm që ajo ishte përdhunuar.

Agresori i identifikuar si Pappu mundi të arratisej ditën e ngjarjes, por jo më larg se të nesërmen policia mundi që të lokalizonte vendin ku ai ndodhej dhe ta arrestonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA