Shqipëria merr 1.15 miliardë euro/ Donacionet për rindërtimin pas tërmetit përtej pritshmërive
18/02/2020 13:25
Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të shkuar ka kaluar çdo pritshmëri.
Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë. Kryeministri Rama i falënderoi të gjitha vendet që kontribuuan dhe tha se ndihma ishte përtej asaj që ai priste.
Për më tepër ndiqni lidhjen live nga Brukseli me gazetarin Muhamed Veliu, gjatë edicionit informativ të orës 12:00.
Top Channel