Presidenti i ri i Kroacisë, merr detyrën Zoran Millanoviç

18/02/2020 16:33

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanovic, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitarovic.
Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t’iu shërbejë qytetarëve kroatë “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.

“Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij”, tha Millanovic.

Ai tha se nuk e ka ndërmend “të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv”.
“Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati”, tha Millanovic.

Millanoviq e mundi Grabar Kitarovicin në zgjedhjet e 5 janarit.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitarovicit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkovic, në zgjedhjet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA