Presidenti Meta ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) një tjetër kallëzimin penal shtesë ndaj Ardian Dvoranit.
Kjo padi vjen në një kohë që kreu i shtetit publikoi akuza të reja ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se donte ta ruante vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese për vete.
Po ashtu shtoi se nuk do të lejojë instalimin e një grushti shteti, lidhur me heqjen e kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti shton se detaje të reja do të dalin në dritë për persona të tjerë të implikuar.
“Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”, shkruan Meta në Facebook.
Kallezim Shtesë ndaj Ardian Dvoranit
Top Channel