Shef i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, tha sot se Kosova duhet ta heq taksën ndaj mallrave dhe produkteve të Serbisë, pasi që sipas tij vendosja e saj ka qenë e njëanshme dhe ka dëmtuar rëndë palën tjetër.

Këto komente ai i bëri në debatin me gra dhe vajza të mbajtur me qëllim për t’i treguar institucioneve mënyrën se si duhet ta adresojnë barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse.

Kostilnik foli edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Sllovakisë, si një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai theksoi se pavarësisht të mosnjohjes së shtetit, Sllovakia nuk ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Kosovës duke mos e penguar që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Sipas tij, mosnjohja vjen për shkak që nuk ka marrëveshje dhe njohje reciproke me shtetin serb.

“Sllovakia asnjëherë nuk ka qenë armiqësore ndaj Kosovës. Problemi i vetëm ishte se si e keni deklaruar pavarësinë pasi kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, ky është problemi ynë. Ne besojmë që ka qenë shkelje e ligjit ndërkombëtar. Sa i përket Kosovës ne kemi njohur pasaportat tuaja, sot mund të udhëtoni në Sllovaki nëse keni vizë, nuk jemi pengesë për anëtarësimin tuaj, as kur keni aplikuar në Bankën Botërore, as nuk po pengojmë anëtarësimin në Interpol. Megjithatë ende nuk kemi njohur Kosovën sepse nuk ka pëlqim dhe pajtim nga të dy palët për këtë gjë, pra mes jush dhe Serbisë. Hapi i parë që duhet ta bëni është ta largoni taksën sepse ka qenë e njëanshme ta dëmtoni partnerin, ju jeni duke e shkelur CEFTA-n, të cilat i kemi nënshkruar me vullnet”, u shpreh Kostilnik.

Kostilnik tha se shteti i Kosovës duhet të largohet nga mendimi i të qenurit viktimë.

Duke folur për liberalizimin e vizave deklaroi se kjo çështje mund të jetë se nuk janë kryer detyrat e shtëpisë dhe jo për arsye të tjera.

“Kush jam unë për të gjykuar pasi asnjëherë nuk kam kaluar ne këto dhimbje. Megjithatë më duhet të them se është ndoshta koha për të menduar që të liroheni nga qëndrimi i viktimës sepse ky është ‘qëndrim i elefantit’. Ka kaluar 20 vite nga lufta e është koha të vazhdoni, por ka arsye pse nuk ka liberalizim vizash, nuk është çështja e viktimës ndoshta dikush nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë”, u shpreh Kostilnik.

Sa i përket fuqizimit të gruas në vendimmarrje, ai tha së gratë duhet të jenë në pozitë të barabartë me burrat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA