Kampionati është rihapur/ Të premten në “Air Albania”, ndeshja Kukësi-Tirana

18/02/2020 16:09

Dueli kryesor i javës së 23 në kategorinë superior është padyshim ai që do të lihet këtë të premte ne “Air Albania” mes Kukësit e Tiranës.

Një 90 minutësh që i gjen dy skuadrat në moment të mirë po të mos ish për javën e kaluar ku të dyja u ndalën në barazinë respektivisht Kukësi nga Bylisi dhe Tirana nga Skëndërbeu. Megjithatë në kampin verilindor nuk duan ta bëjnë dramë dhe Musta e Kristal Abazaj shpjegojnë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Trajneri na foli pas ndeshjes dhe ndjejmë keqardhje për mënyrën si erdhi barazimi në minutën e fundit, nuk patëm fat sepse ai top mund të përfundonte edhe jashtë”, thotë Kristal Abazaj.

“Nuk e pritëm mirë barazimin por nuk është tragjedi sepse e dimë që të gjithë kundërshtarët tanë do luajnë në Ballsh dhe nëse Bylisi luan ashtu si ndaj nesh atëherë të gjithë do e kenë të vështirë të fitojnë aty”, shprehet Emiljano Musta.

Në vijim Musta shpjegoi se cilin sheh rival të Kukësit nga dy ekipet e kryeqytetit teksa Abazaj pranoi që sulmi më I mirë të paktën me statistika i takon bardhebluve.

“Shifrat tregojnë që ata kanë sulmin më të fortë por ne do bëjmë punën tonë dhe kam shumë besim se do triumfojmë”, tha Kristal Abazaj.

“Rivali i Kukësit mendoj se është Kukësi, jemi vetë ne. Nëse i marrim ndeshjet një nga një do ja dalim”, tha Emiljano Musta.

Në fund Abazaj kujtoi sërish se këto janë muajt e fundit të tij tek Kukësi dhe se e ardhmja mbetet ende ne pikëpyetje.

“Dihet që unë i përkas një klubi tjetër dhe do largohem ne fund të sezonit. Ende nuk e di se si do shkojnë gjërat pas kësaj”, thotë Kristal Abazaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA