
Xhirimi i një filmi pornografik është kthyer në shënjestrën e kritikave, nga vetë vendi ku po xhirohej, e cila ishte një bibliotekë e frekuentuar në atë orar nga fëmijët.
Filmimi po realizohej në mes të ditës në qytetin Santa Monika në brendësi të bibliotekës publike në Ocean Park. Ndërkohë një punonjëse e bibliotekës Janet McLaughlin u shpreh për mediat lokale:
“Zoti na ruajtë, një fëmijë ishte duke shëtitur në bibliotekë në momentin që stafi i xhirimit hyri në godinë. Kjo është shqetësimi im më i madh. Fëmijët nuk kanë nevojë të ekspozohen ndaj kësaj. Nëse dëshironi të bëni pornografi, ngjituni në hotele”, tha ajo.
Më tej punonjësja u shpreh se autoritetet udhëheqëse të qytetit janë të vetëdijshëm në lidhje me këto fenomene, por janë të kushtëzuar për të ndërhyrë.
Top Channel