Ambasadorja suedeze e dashuruar me liqenin artificial, jep një mesazh për qytetarët e Tiranës

18/02/2020 10:27

Parku i Liqenit Artificial është kthyer në destacionin e të gjithëve, jo vetëm e qytetarëve të Tiranës, por edhe të diplomatëve të huaj që punojnë në vendin tonë.

Edhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad nuk i ka rezistuar dot rrezeve të diellit dhe natyrës fantastike që të ofron parku i liqenit, i cili ishte mbushur këtë fundjavë plot me njerëz të grupmoshave të ndryshme.

Ka qenë vetë Håstad që ka postuar një foto teksa ecën në pistën e vrapimit nga Liqeni ku shkruan: “Më pëlqejnë qytetarët e Tiranës që ecin pranë liqenit të dielave. Unë e dua njësoj si të gjithë në Tiranë. Shëtisni tek liqeni të Dielën”.

Parku i Liqenit është kthyer në hapësirën e preferuar nga kryeqytetasit. I shndërruar tashmë në një nga shëtitoret më të preferuara të kryeqytetasve, mëngjeset dhe mbrëmjet po i tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarët e të gjitha moshave drejt parkut.

Nga ana e tyre, punonjësit e bashkisë së Tiranës po kujdesen për një qytet sa më të pastër dhe të gjelbëruar. Investimet në rrugë, ndërtimi i parqeve për fëmijë, shtimi i pemëve, sistemimi i koshave të mbeturinave, këndet sportive, lulishte dhe ndriçimi e bëjnë parkun, destinacion të preferuar për kryeqytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA