Top Channel prej disa ditësh ka sjellë me fakte konkrete, emra dhe televizione kabllore që vjedhin programet televizive në pjesën dërmuese nga ekskluzivitetet e Digitalb.

Këto denoncime konkrete kanë ardhur pas një pune disa javore investigative pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Këto janë fakte që duhet t’i shërbejnë prokurorisë për të marrë masa. Por një Shqipëri ekziston edhe një institucion që detyrohet me ligj që të marrë masa kundër piraterisë televizive.

Ajo është autoriteti i mediave audiovizive që paguhet me taksat tona për të bërë këtë detyrë. AMA ka edhe një sektor të posaçëm i cili prej vitit 2015 drejtohet nga Ervin Çelaj. Ai është emëruar në këtë detyre në konflikt të thellë interesi ndërsa mbante detyrën e administratorit të një televizioni kabllor në Lezhë. Ja çfarë deklaronte ai një vit më parë ndërsa emisioni investigative “Top Story” kishte evidentuar disa televizione kabllore që piratonin.

Çfarë ndodhi pas një viti? Cili ka qenë angazhimi i zyrtarit që paguhet me taksat tona për të luftuar piraterinë. Përgjigjja është zero. Sektori i antipiraterisë pranë AMA-s vijon të ketë një marrëdhënie miqësore me hajdutët dhe indiferente me ligjin. Televizionet kabllore fitojnë dhjetëra milionë lekë duke vjedhur dhe në këtë vjedhje bëhet palë edhe sektori i ant-piraterisë në AMA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA