Kandilat e detit janë duke u shkrirë si “akullore”, si pasojë e nxehtësisë në brigjet e Australisë.
Mijëra kandilaa deti u panë përgjatë gjirit detar në Wongaling Beach në North Queensland, javën e shkuar, teksa temperaturat vërtiten rreth 35 dhe 36 gradë celsius, shkruajnë mediat e huaja. Disa prej krijesave ujore ishin të gjatë dhe të gjerë më shumë se 60 cm dhe si rezultat i shkrirjes së tyre, plazhet janë mbushur me një erë aspak të këndshme.
Ndërkaq shumë pushues janë dërguar në spital si rezultat i djegieve të tepërta të shkaktuara nga kandilat. Nga ana tjetër, një roje bregdetare i identifikuar si Jay March i ka bërë thirrje pushuesve që të qëndrojnë jashtë ujit.
“Thjesht nuk është e sigurt që plazhet të hapen në këtë kohë, veçanërisht me këto temperatura dhe numrin e madh të kandilave të detit që po shohim në ujë”, u shpreh ai.
Top Channel