Rusia: SHBA do të vendosë raketa të rangut të shkurtër e të mesëm në Evropë

17/02/2020 15:37

Moska ka paralajëmruar SHBA kundër vendosjes së sistemeve raketore pranë kufijve të Rusisë duek argumentuar se kjo do të çojë në “degradim” të sistemit global për kontrollin e armëve.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha pas mbylljes së konfrencës së sigurisë në Munih se SHBA po përgatit terrenin për dislokimin e raketave që më parë ishin ndaluar të vendoseshin në Evropë, Azi dhe në ishujt e oqeanit Paqësor, me traktatin e armatimeve bërthamore SHBA-Rusi.

“Sigurisht që ne do ta diskutojmë këtë me Francën por për të arritur një marrveshje të detajuar ne kemi nevojë për marrëveshje e konsultime multilateral që sigurisht të përfshijnë SHBA.

Ata po përgatiten për dislokimin e këtyre armëve, më parë të ndaluara, në Evropë e Azi”, tgha ministri.
President Donald Trump ka njoftuar vitin që shkoi tërheqjen e SHBA nga akordi i vitit 1987 duke akuzuar Rusinë për shkelje dhe duke kërkuar dhe përfshirjen e Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA