Për vite me radhë, muzika e vjetër Pashtun u mbyt nga krismat e armëve dhe frika që sundonte mes muzikantëve të shënjestruar nga militantët. Por me përmirësimin e sigurisë, një traditë shekullore po rikthehet në veriperëndim të Pakistanit.

Performancat muzikore atje dikur mbaheshin në fshehtësi. Tani, jo më. Dyqanet që shesin instrumenta muzikore po lulëzojnë, e transmetuesit lokalë shpesh përfshijnë në programet e tyre këngëtarë të muzikës pop në gjuhën Pashto. Disa grupe të reja si Khumariyaan kanë arritur edhe një vlerësim të rrallë mbarëkombëtar, e kanë mundur ta përhapin muzikën e këtij grupi etnik edhe jashtë atdheut.

Muzika është erëza e jetës … ajo ka qenë një pjesë e kulturës sonë që nga kohërat e lashta. Ne kemi qenë një shoqëri liberale për disa shekuj. E duam fenë tonë, por duam njëkohësisht edhe muzikën tonë tradicionale

Në zemër të muzikës Pashtun qëndron rababi, një instrument me tela në Azinë Qendrore, ndërsa këngët  përshkruajnë shpeshherë dhimbjen e dashurisë e nuk kanë munguar as tekstet me thirrje për revolucion politik. Rritja e ekstremizmit e kërcënoi këtë traditë prej dekadash, megjithatë tani gjerat kanë nisur ngadalë të ndryshojnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA