Meta flet për “grusht shteti”/ Akuzon mazhorancën për veprime arbitrare
17/02/2020 15:48
Kallëzimit penal ndaj Ardian Dvoranit, Ilir Meta i shtoi prova të reja duke paralajmëruar depozitimin ne në organet e drejtësisë për te thelluar hetimin.
Presidenti këtë herë do të shkojë vetë në Venecia për të denoncuar grushtin e shteti që sipas tij mazhoranca po bën me emërimin e anëtarëve të kushtetueses.
Dorëheqja nuk është në planet e Ilir Metës ndërsa këmbëngul se për betejën e tij do vijë dita që do kërkojë edhe mbështetjen e popullit.
Kundërsulmi më i afër ndaj mazhorancës për formulën e re të betimit të anëtarëve të kushtetueses janë dekretet.
Kryetari i shtetit nuk i kurseu kritikat kundër paketës anti KCK, synimi i së cilës sipas tij është nxirja e drejtësisë dhe anëtarëve të saj.
Top Channel