Konferenca e jashtëzakonshme, Meta: Sot dua të njoftoj për veprimtarinë e re kriminale të Dvoranit

17/02/2020 12:03

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme nga presidenca.

Meta ka folur sërish për Ardian Dvoranin:

Meta:

Sot dua të njoftoj për veprimtarinë e re kriminale të Dvoranit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Prej sot do të depozitoj një shtesë, sepse atij i duhet ti ndalohet menjëherë veprimtaria  kriminale e nxitur nga presioni politikë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Atij duhet ti ndalohet menjëherë veprimtaria e organizuar kriminale për plotësimin e vendeve vakante me qëllim që vendin e fundit t’ia ruajë vetes.

Pa zhvilluar asnjë mbledhje të Këshillit të emërimeve në drejtësi, pa pasur kompetencën ligjore, konstaton sikur të jetë vetë President, zgjedhjen e një anëtari të gjykatës kushtetuese.

Duke mashtruar opinionin ndërkombëtar, ai ka mashtruar me qëllimin që ti rrëmbenin presidentit emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Dvorani duhet ti përgjigjet SPAK-ut pse nuk e thirri Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të shqyrtonte shkresën e Presidentit?

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA