Policia e Fierit më anë të një deklarate ka bërë me dije se është arrestuar një 30-vjeçare, ish punonjëse e postës.
30 vjeçarja akuzohet se ka përvetësuar 2 milion lek, pasi mbante për vete pagesat e qytetarëve për ujin dhe dritat.
Fier
Kapet dhe ndalohet ish-punonjësja e postës në Levan, e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim:
Ndalimi i kësaj shtetasje u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 14.02.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Kjo shtetase, nga periudha janar 2019 deri në shtator 2019, duke qenë punonjëse në zyrën postare Levan, dyshohet se ka përvetësuar 2 milion lekë të reja nga mbledhja e pagesave të dritave dhe ujit nga qytetarët.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
Top Channel