Një rast i transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme është parandaluar në Rinas.

Kështu u sekuestruan 12450 euro si dhe u procedua penalisht një 20-vjeçare. E reja I.K., banuese në Tiranë u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA