“Bashkë për Shqipërinë”/ Tërmeti i 26 nëntorit, sa miliona euro dha Italia për vendin tonë
17/02/2020 16:45
Gjatë seancës së dytë të Konferencës së Donatorëve, mbajtur në Bruksel, fjalën e mori ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.
“Italia ka qenë pranë Shqipërisë që në momentet e para kur u godit nga tërmeti. Italia është gati të bëjë atë që i takon, jemi në anë të Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Di Maio duke deklaruar se vendi i tij dhuron 65 milionë euro për Shqipërinë sa i takon rindërtimit pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar.
Nga ana tjetër Franca dhuron 60 milionë euro hua.
Lajmi mbetet në përditësim.
Top Channel