Projekti për rindërtimin e Gazës/ Nis puna e Komitetit administrativ në Kajro, i pranishëm edhe dhëndri i Trump
Situata mbetet shumë shqetësuese në Libi, me shkelje të shumta të armëpushimit dhe të embargove mbi armët, theksoi sot OKB, një muaj pas konferencës ndërkombëtare në Berlin, që synonte rivendosjen e procesit të paqes në rrugë të drejtë.
“Pavarësisht disa sinjaleve pozitive, situata mbetet shumë shqetësuese në terren”, deklaroi Stephanie Williams, zëvendës e dërguara e OKB-së për Libinë në një konferencë shtypi.
“Armëpushimi është shkelur më shumë se 150 herë, populli libian vazhdon të vuajë, situata ekonomike vazhdon të përkeqësohet”, nënvizoi ajo.
Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve u mblodhën në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë për të diskutuar rreth arritjeve një muaj pas takimit më 19 janar në Berlin./atsh
Top Channel