24/11 20:21
Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.
Lajmi u bë me dijeni nga një burim ushtarak amerikan. Teksa zëdhënësi i ushtrisë amerikane deklaroi se nuk ka viktima dhe se dëmi material është i vogël, ende nuk është e qartë se sa raketa u përdorën dhe cila ishte shënjestra konkretisht.
Deri më tani shpërthimet nuk janë marrë përsipër nga askush, por sipas SHBA-ve mund të jetë kryer nga një grup ushtarak i ndërfutur në forcat e sigurisë shtetërore në Irak.
Top Channel