Plane në fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit
16/02/2020 07:42
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, temperaturat do jenë nga 00ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 19ºC.
Era do të fryej në drejtim Verilindor me forcë valëzimi 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në një pjesë të territorit.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 08ºC.
Top Channel