Tragjedia në Bulqizë, flet për herë të parë babai i nënës: Akoma nuk e dimë se nga ka ardhur
15/02/2020 14:16
Ditën e djeshme në ngjarje e rëndë është regjistruar në Ostren të Madh të Bulqizës ku tre persona nga e njëjta familje janë gjetur të pa jetë.
Nëna Rajmonda sëbashku me dy fëmijët e saj, djalin Fatjonin dhe vajzën Rudina, teksa vajza tjetër Merita ka arritur që të shpëtojë.
Ditën e sotme për herë të parë ka folur edhe Babai i Rudinës, gjyshi i fëmijëve ku është shprehur se nuk dinë asgjë se ka nga ardhur kjo tragjedi.
Sakip Sula: Kam qenë në spital në Peshkopi me nusen e djalit, pasi mora lajmin erdha direkt këtu. S’kemi parë as bombël asgjë, kanë qenë në gjendje shëndetësore në rregull. Se nga erdhi kjo nuk e dimë. Kemi besim që do zbardhet si ngjarje, u shpreh ai për Top Channel.
Top Channel