Një grup prej 20 personave të armatosur me armë të gjata, janë futur në ndërtesën e gjykatës dhe kanë qëlluar për vdekje tre zyrtarë policorë. E gjitha është bërë për të liruar liderin e bandës MS-13, Alexander “El Porky” Mendoza në Honduras.
Kamerat e sigurisë shfaqin grupin e personave të armatosur që ishin veshur me uniforma të kamufluara të policisë, që përplasen në një moment me policët e vërtetë para se ta lironin Mendozan në qytetin El Progreso, 108 milje nga kryeqyteti i këtij vendi.Mendoza ishte dënuar me 20 vite burgim në vitin 2015, për vrasjen e dy prokurorëve, ndërsa ai në ato momente po transportohej drejt sallës së gjyqit për një seancë dëgjimore.
Në anën tjetër presidenti i vendit Juan Orlando Hernandez, ka ofruar një shpërblim prej dy milionë lempiras (62 mijë funte) për informacione që do të ndihmonin në kapjen e Mendozas.
Videoja pesë minutëshe shfaq grupin e armatosur duke shtënë mbi policinë dhe ushtarët që ishin para ndërtesës së gjykatës.
Telegraf
Top Channel