Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Virxhinia. Në shofer “Ueber-i”është arrestuar për shkak se terrorizoi pasagjerët e tij duke udhëtuar si i çmendur.
E gjithë ngjarja nisi teksa taksia e Olufemi S. Olomola, 38 vjeç u godit nga një makinë tjetër dhe më pas ai u largua. Por taksisti i inatosur iu vërsul duke e ndjekur nga pas dhe nuk i la pasagjerët e tij të dilnin.
Kjo ka shkaktuar panik tek pasagjerët të cilët janë detyruar të thërrasin policinë ndërkohë që shoferi nuk ndalonte se ndjekur atë që i kishte dëmtuar makinën. Tashmë Olomala do të përballet me dy akuza për rrëmbim dhe goditje.
Ndërkohë dy pasagjerët John Murray dhe gruaja e tij, Tameka Sëann, janë shprehur se ishin tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë që u kishte ndodhur.
Top Channel