Një argjendari është grabitur këtë mesditë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Mësohet se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen duke marrë sende me vlerë.

Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po heton për identifikimin e autorit.

Elbasan/ Informacion paraprak

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.

Top Channel