Francë, arrestohet publikuesi i videos së seksit të aleatit të Macron

15/02/2020 20:49

Policia franceze ka arrestuar sot një artist rus, aktivist të drejtash, i cili është përgjegjës për publikimin e një video seksi që rrëzoi një prej aleatëve të ngushtë politikë të presidentit Emmanuel Macron.

Mediat franceze raportonin se Petr Pavlensky u ndalua në Paris, pasi video e publikuar prej tij shkatërroi planet e kandidaturës së Benjamin Griveaux për kryebashkiak të Parisit.

Një faqe interneti pretendonte se Griveaux kishte këmbyer mesazhe intime telefonike me një vajzë të re, të cilës më pas i kishte dërguar videon.

Pavlensky ka kërkuar azil në Francë nga Rusia në vitin 2017, ndërsa tha se në video duket një burrë që kryen akte seksuale online.

Shpërndarja e videos u dënua nga stabilimenti publik vendas ndërsa dhe kryebashkiakja aktuale e Parisit tha se jetët private duhet të respektohen.
Disa burime gjyqësore thanë se arrestimi i Pavlensky nuk ka lidhje me videon, por me një sherr të ndodhur në Paris më 31 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA