Studiuesit kanë arritur më në fund të zbulojnë një tunel misterioz në piramidën legjendare të Gizës në Egjipt me anë të një droni zbulues që ka arritur të “shikojë” prapa të ashtuquajturës Pragu i Derës.

Mediat britanike thonë se dera e gurtë “është fshehur 65 metra larg një tuneli ajri, prapa Dhomës së Mbretëreshës” ku më parë ishin bërë shpime të vogla me urdhrin e egjiptologut të famshëm Zahi Hawass, edhe pse ajo përpjekje nuk zbuloi asgjë gjatë transmetimit direkt televiziv.

Por tani historiani Matthew Sibson thotë se është i bindur se aty ka diçka.

“Disa vite më parë një robot u fut në piramidën e Gizës dhe zbuloi një derë prapa një tuneli ajri në Dhomën e Mbretëreshës. Disa vite më vonë Zahi Hawass dërgoi aty një tjetër robot i cili shtoi një vrimë por nuk gjeti asgjë. Roboti Xhedi që është rikthyer aty ka zbuluar disa shkrime të kuqe, të cilat ende askush nuk e di se çfarë janë, por i shtojnë historisë një tjetër dimension”, thotë Sibson, i cili me zbulimet e tij do të prodhojë një dokumentar të ri të quajtur “Roboti, Dentisti dhe Piramida”.

“Ky dokumentar do të tregojë saktësisht atë që ka ndodhur. Kemi nëntë orë filmime të hyrjes së robotit në tunel dhe të gjithe ata me pasion të vërtetë mund të shikojnë nëse u ka shpëtuar gjë”.

Dokumentari do të publikohen në kanalin e Sibson në YouTube më 19 shkurt.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA