12/01 22:56
Sipas një raporti të studimit me qendër në Stamboll, çdo qytetar i Turqisë vitin e kaluar ka dhuruar 303 lira turke (53.34 dollarë) në bamirësi, raporton Anadolu .
Këto donacione individuale arritën deri në 17.6 miliardë lira turke (3.1 miliardë dollarë) që përbën 0.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit, tha Fondacioni i Sektorit të Tretë të Turqisë (TUSEV).
Pothuajse 90 për qind e donacioneve janë bërë drejtpërdrejt, të afërmve, fqinjëve ose lypësve, ndërsa pjesa tjetër është bërë përmes organizatave jofitimprurëse, thuhet në raport.
Raporti po ashtu vuri në dukje se gati gjysma e njerëzve japin bamirësi bazuar në besimet fetare.
Top Channel