Mediat e huaja raportojnë se epidemia vdekjeprurëse koronavirus, është përhapur edhe në Korenë e Veriut, por vendi komunist nuk është i përgatitur për ta parandaluar atë.
Ekspertët mjekësorë janë të shqetësuar se vendi i izoluar si pasojë e politikave të ndjekura nga lideri suprem, Kim Jong Un, mund të ketë dëme të mëdha në njerëz si pasojë e virusit të njohur zyrtarisht si COVID-19.
“Nuk ka ilaçe të mjaftueshme për vendin, jam me të vërtetë i shqetësuar për ata që përballen me këtë sëmundje”, u shpreh Nagi Shafik një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Kujtojmë që deri më tani epidemia vdekjeprurëse ka vrarë 1383 persona dhe rreth 64,000 mijë të tjerë rezultojnë të infektuar me virusin që ka alarmuar botën.
Top Channel